Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.
Kamberi, i cili u prit në ambasadën amerikane në Beoggrad, tha se i ka treguar Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ??, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”.
Kamberi tha se prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit në takim./arbresh.inofo/
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...