Në WashingtonDC, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi që njëherësh është edhe kryetar i PVD-së, pranoi Certificate of Appreciation nga organizata Sister Cities International, e dorëzuar nga presidentja e CEO, Ricki R.Garrett.
Ky vlerësim iu dha Kamberit për kontributin e tij në avancimin e qeverisjes demokratike dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët amerikanë për Luginën e Preshevës.
“Ky vlerësim është një motivim shtesë për të vazhduar punën në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të qytetarëve tanë. Lugina e Preshevës duhet të jetë e pranishme dhe e dëgjuar në çdo nivel ndërkombëtar. Faleminderit të gjithë miqve dhe partnerëve që mbështesin këtë rrugëtim”, deklaroi Kamberi.
Si pjesë e vizitës në SHBA, Kamberi mori pjesë ë “Lutjet Kombëtare në Washington”, në praninë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Kjo ceremoni, që ndërthur reflektimin shpirtëror me përgjegjësinë publike, solli mesazhe për rëndësinë e unitetit dhe vlerave të përbashkëta në jetën publike, si dhe theksoi se liria dhe dinjiteti kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi.
Pjesëmarrja e Kamberit aty ishte gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjet me miqtë amerikanë dhe për të sjellë në vëmendje çështjet që prekin shqiptarët e Luginës së Preshevës në qarqet më të larta të vendimmarrjes ndërkombëtare.
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj