Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka raportuar në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.
Qalaj ka thënë se pengesë kryesore për policët ka qenë ligji adekuat për trajtimin e pandemisë.
Ai ka thënë se policia deri me 1 Qershor do të punojë me orarin 12 orësh dhe në rast se nuk ka rritje të rasteve atëherë policia do t’i kthehet normalitetit me orarin prej 8 orësh.
“Është hera e parë që Policia e Kosovës angazhohet në një operacion të gjatë dhe normalisht që ka gjëra që duhet t’i mësojmë për ditë e të përmirësohemi. Sfide kryesore që edhe sot për ne është mungesa e ligjit adekuat për trajtimin e pandemisë që Kosova dhe sfidë për neve ka qenë se si t’i trajtojmë qytetarët, mirëpo është dashtë të kemi një ligj që sanksionin rastet e kundërvajtjes, prej këtyre rasteve shumica e rasteve janë trajtuar me procedurë të rregullt”, tha ai.
Që nga data 25 mars policët punojnë me orarin 12 orësh dhe ky orar ua mundëson që të kenë më shumë njerëz në teren ku punojnë me3 ndërrime.
“Arsyeja pse qëndrojmë është se përkundër masave unë them që numri i aktiviteteve nuk ka ra dhe duhet të dalim më shumë në kontrolle në mënyrë që të mos kemi ndonjë shpërthim. Ne kemi vendosur që orarin 12 orësh ta kemi deri me 1 qershor dhe në qoftë se nuk ka trend rritës do të kthehemi në normalitet”, tha ai.
Ai ka thënë se gjatë kohës së pandemisë janë rritur dukshëm rastet e dhunës në familje.
Po ashtu njofoti se me rastin e daljeve të qytetarëve ka filluar edhe rritja e aksidenteve të trafikut
“Ne kemi pasur një zvogëlim të rasteve sepse qytetarët kanë qëndruar brenda, mirëpo kemi pasur trend rritës në dhunën në familje. Faktori që ka shkaktuar dhunë në familje ka qenë edhe përdorimi i lëndëve narkotike nga fëmijët si dhe qëndrimi në shtëpi. Kemi pasur një numër të vogël të aksidenteve të trafikut mirëpo me daljen e qytetarëve ka filluar rritja”
Mes tjerash Qalaj ka pohuar se tubimi i datës 12 maj nuk ka qenë i lajmëruar në policinë e Kosovës. Ai tha se sipas prokurores nuk është vepër penale dhe për këtë arsye nuk është hapur si rast, tha Qalaj.
Ai ka folur edhe për rastin e ditës se djeshme të suspendimit të një polici.
Ai ka thënë se deri në 60 orë shtesë do të paguhet secili polic, por ai ka thënë se vendimi mbështetës i qeverisë prej 300 euro ka ndihmuar shumë./arbresh.info/
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...