Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në bazë të nenit 1 pika 1.2 të Ligjit nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, mori sot vendim për caktimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, në pozitën e zëvendëskryeprokurores së Shtetit.
Prokuroria e Shtetit përmes njoftimit të saj, ka bërë të ditur se kryeprokurori Lumezi e caktoi në këtë pozitë prokuroren Sevdije Morina, duke vlerësuar lartë përvojën, angazhimin, përkushtimin e treguar për punë dhe rezultatet e mira të prokurores Morina, duke përfshirë edhe përvojën udhëheqëse që ka pasur si zëvendëskryeprokurore dhe më pas edhe u.d. kryeprokurore e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të kryeprokurorit të Shtetit në rast të mungesës apo pengesës së tij që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësit e tij, si dhe do të kryej punë në bazë të fushëveprimit dhe autorizimeve të kryeprokurorit të Shtetit.
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj