Banorët e fshatit Vragoli për të dytën herë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë, në shenjë proteste për dy viktimat që janë shkaktuar në këtë pjesë.
Ata po kërkojnë që të merren masa për parandalimin e aksidenteve tjera, duke pamundësuar shpejtësinë me të cilën kalojnë automjetet në këtë fshat, vendosjen e sa më shumë shenjave të komunikacionit, vendosen e semaforëve, si dhe lidhjet më magjistrale të kenë gjatësi më të mëdha.
Banorët paralajmërojnë se do ta bllokojnë këtë rrugë çdo javë, deri në marrjen e këtyre masave.
Kolona e automjeteve në këto rrugë është e gjatë mbi 2 kilometra. Ndërkohë, që në vendin e ngjarjes kanë dal edhe një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë./Arbresh.info
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar