Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric dhe Branimir Nesic, shefi i zyrës rajonale për OJQ-Ballkan “Misioni Humanitar Rus”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, “për të ndihmuar serbët” serbët në Kosovë.
Kjo organizate që prezantohet si humanitar, sipas këtij memorandumi, në të ardhmen do të ndihmojë serbët e Kosovës, në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe asistencës sociale.
Por, ky mision, i mveshur si humanitar, mund të përdoret edhe mision spiunazhi, pasi financohet direkt nga fondet Moskës zyrtare. Mbtete të shihet si do të reagojë Qeveria e Kosovës ndaj kësaj çështjeje.
Njësoj, Rusia dhe Serbia kanë vepruar edhe me Qendrën Humanitare Ruse të vendosur në qytetin e Nishit. Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë dhe Serbinë, se kjo qendër nuk kishte të bënte me aktivitete humanitare, por po vepronte si një qendër shërbimit sekret rus, për të penguar interesat amerikane në Ballkan.
Ndërsa, shefi i kësaj organizate ruse, sot gjatë nënshkrimit të memorandumit me shefin e zyrës serbe për Kosovën, tha se ‘misioni humanitar rus’, punon me ndihmën dhe mbështetjen e shtetit rus dhe fondeve të tjera në tre rajone – në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...