Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se kurrë dhe asnjëherë gjatë dialogut Beograd – Prishtinë nga pala serbe nuk është përmendur se do të njihet pavarësia e Kosovës dhe as që ajo do të marrë ulëse në OKB.
Ai në vazhdim ka shtuar se vetëm i verbri nuk e sheh se të gjitha zhvillimet po shpien në drejtim të krijimit ë Shqipërisë madhe.
“Dikush ka thënë se Kosova është Jerusalemi, po është Jerusalem, por Jerusalem serb”, citon b92 të ketë thënë ai.
Ne po e vazhdojmë luftën për tërheqjen e njohjeve. Ditë e natë punojmë për këtë. Nëse dikush ka zgjidhje tjetër kompromisi, le ta propozoj, ka përfunduar Daçiq.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit