Komisioni Evropian i ka transferuar Serbisë mjetet e parafinancimit nga Plani Evropian i Rritjes. Në këtë mënyrë, Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që ende nuk ka përfituar nga kjo pako.
Pa konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë së re në vend, nuk mund të përmbyllen procedurat e domosdoshme që Kosova të nisë të përfitojë financiarisht nga ky plan.
Përveç procesit reformues që vlen për secilin shtet të rajonit, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë që i referohet qasjes konstruktive të palëve në dialog.
Serbia kishte deponuar vitin e kaluar, me shkrim, pranë Komisionit Evropian, konfirmimin se mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Ohrit – diçka që e kishte kontestuar, po ashtu me shkrim, dy vite më parë.
Ky konfirmim ishte i domosdoshëm për të vërtetuar se Serbia, në të vërtetë, ka një qasje konstruktive ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. I njëjti vlerësim pozitiv vlen edhe për Kosovën.
Edhe pse Serbia i kishte përfunduar më herët procedurat e nevojshme për të marrë mjetet nga Plani i Rritjes, pagesa e parë ishte shtyrë për shkak të problemeve të brendshme në këtë shtet.
Situata u përkeqësua kur presidenti serb vizitoi Moskën, duke injoruar vërejtjet e Brukselit. Këto zhvillime ishin ndër arsyet për shtyrjen e dërgimit të pagesës së parë, duke u pritur ulja e tensioneve në mënyrë që të mos krijohej përshtypja se po shpërblehej lidershipi serb për kultivimin e marrëdhënieve me Moskën zyrtare./rtk
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...