Provokimet nga serbët ndaj shqiptarëve në Bujanoc vetëm sa po rriten, kjo pas asaj që qindra maturantë ditë më parë në mënyrë të organizuar kanë dalë në sheshin e qytetit duke thirr kore provokuese, ku përmendej Kosova.
Njëjtë është vepruar edhe dje nga dy persona të nacionalitetit serbë, ata kanë sulmuar lokalet në sheshin e Bujanocit duke brohoritur kore provokuese në drejtim të shqiptarëve.
Qytetarët atje kanë thënë se janë shqetësuar mbrëmë nga këta dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë sulmuar lokalet në të cilat ndodhen në sheshin e Bujanocit, ku përpos sulmin këndonin edhe provokonin kalimtarët përderisa kalonin rreth sheshit.
Policia atje ka reaguar menjëherë duke i arrestuar këta persona pas lajmërimit nga banorët shqiptarë se ndjehen të shqetësuar.
Klikoni këtu për të parë videon
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova