Me flamuj të Serbisë dhe këngë nacionaliste dje disa serbë kanë dalë në rrugët e Prizrenit në një ceremoni.
Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, ata brohoritën edhe sloganin “Kosova është Serbi” në gjuhën serbe.
Këto thirrje nacionaliste i kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, ka reaguar edhe KMLDNJ-ja në Prizren duke thënë se aktet e tilla nuk i kontribuojnë përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike.
“Keqpërdorimi i ceremonive fetare dhe provokimi me këngë nacionaliste e serbëve të ardhur për ceremoni festive familjare si dhe përdorimi i flamurit serb është akt i dënueshëm dhe nuk i kontribuon marrëdhënieve ndëretnike, si dhe ndërtimit të ardhmes për të gjitha komunitetet. Përndryshe, Prizreni njihet si qytet ku diversiteti kulturor si dhe toleranca ndëretnike janë virtyt dhe shembull i qytetit të lashtë. Mirëpo, akte të tilla janë skandale në vete që KMDLNJ i dënon dhe kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reafimin e KMDLNJ’së.
Ndërkohë, ende nuk ka një përgjigje nga Policia e Kosovës, nëse janë ndërmarrë masa kundër këtij grupi.
Këtë kishë të serbëve, policia e ruan çdo ditë në Prizren.
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit