Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin e njohur Selatin Novosella.
Kreu i shtetit tha se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
“Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi. HTH”, shkruan Thaçi./arbresh.info/
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...