Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka thënë se katër shtetet kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Këtë deklaratë ai e dha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin Vuçiq që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai e sheh të nevojshme”, tha Selakoviq.
Selakoviq shtoi se emrat e shteteve ia ka dhënë presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Ndryshe, Këshilli serb i Sigurisë u mblodh sot në Beograd pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...