Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten janë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të barnave në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se barnat e konfiskuara kishin qenë pa banderola, të cilat edhe janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 27.05.2024 – NN. Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...