Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka deklaruar se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, shërbimet stomatologjike në Komunën e Prishtinës janë rritur mbi 50 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Për të ofruar shërbime sa më cilësore stomatologjike pas kësaj rritje, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë nga fillimi i nëntorit hapën shërbimin e stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve dhe shërbimin diagnostik në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Medreseja. Çdo ditë po rritet besimi në institucionet publike shëndetësore në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...