Ish- presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ka presion të madh pozitiv nga anëtarësia e këtij subjekti për të kandiduar për kryetar të LDK-së.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo pjesë e anëtarësisë që “po i bëjnë presion” për kandidim do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Ish- kryetari i LDK-së, ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve që ka pasur me proceset që kanë ndodhur në LDK, ai nuk e ka lëshuar LDK-në.
“As nuk kam lëshuar LDK-në e as nuk kam kërcënuar si dikush se mund ta ndajë partinë. Këtë qëndrim e kamë mbajtur për shkak të besimit që kam pasur në LDK”, tha ai.
Sejdiu ka thënë se nuk ka pasur ndonjë komunikim me familjen Geci që kanë dalë publikisht në mbështetje të ndonjë kandidature të mundshme për kryetar të LDK-së.
“Shpreh respektin tim për qasjen që ka pasur familja Geci, por nuk është diçka që ka pasur ndonjë koordinim me mua për këtë çështje”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici