Komuna e Fushë Kosovës pritet të nisë së shpejti zbatimin e njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në këtë komunë, ndërtimin e sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytet, në kuadër të fazës së parë të projektit me vlerë prej 8 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës, i cili tha se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
“Së shpejti fillojmë me zbatimin në terren të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytetin e Fushë Kosovës – faza e parë, me vlerë prej 8 milionë euro, sipas hartës të publikuar. Ky është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunën tonë, që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës, mjedisin dhe standardin urban të qytetit. Me përkushtim dhe transparencë, po e bëjmë realitet vizionin për një Fushë Kosovë më të pastër ”, ka thënë Osmani.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...