Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga Qeveria Hoti që çështja e të zhdukurve të trajtohet me më shumë dinjitet në dialogun e Brukselit.
Në interpelancën ku po diskutohet për të pagjeturit, Bogujevci tha se delegacioni i Marrëveshjes së Washingtonit nuk ishte i vetëdijshëm kur nënshkroi edhe pikat për këtë çështje, raporton arbresh.info
“Na thuhet se po negociohet për të pagjeturit, prandaj dua të di se si është bërë ky negocim që në fund shndërrohet në negocim në një fjali që nuk thotë asgjë më shumë se çfarë është bërë deri më tani. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që s’mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve dëmton shumë procesin dhe s’është mënyra se si dialogohet. Kosova ka çdo avantazh që ta trajtojë çështjen e të zhdukurve me dinjitet dhe me këmbëngulje çështjen e të zhdukurve karshi Serbisë. Dhe kjo është e turpshme dhe e papranueshme që të barazohet me Serbi në dialog”.
Bogujevci në foltoren e Kuvendit tha se në rast kur Serbia refuzon kërkesat e Kosovës për të pagjeturit, duhet të ndërpritet dialogu./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...