UD i ministrit në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Në takim ishte edhe sekretarja e parë Aylin Senyuz, njëkohësisht përgjegjëse për çështje konsullore, asistentja Ajsel Polak dhe zyrtarja nga ministria e Drejtësisë, Anesa Sllovinja.
Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Sallahu dhe ambasadori Angılı diskutuan për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Turqisë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e drejtësisë.
“Të dy palët u shprehën të gatshme për avancimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Sallahu e njoftoi ambasadorin Angılı edhe për reformën në drejtësi, avancimin e infrastrukturës ligjore dhe rritjen e transparencës institucionale. Ai theksoi se këto reforma janë thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.
Në fund të takimit, Sallahu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe rëndësinë e këtij partneriteti për të ardhmen e përbashkët të të dy vendeve./Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C