Sabit Pacolli zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Lipjan

16:14 | 30 Tetor 2016
M. A.

Aleanca Kosova e Re është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në Lipjan.

Me votim të hapur dhe asnjë votë kundër kryetar i Kuvendit Zgjedhor të AKR-së në Lipjan u zgjodh Sabit Pacolli, transmeton Arbresh.info.

Mbi 272 delegatë votuan Sabit Pacollin Kryetar,

Nënkryetare e parë: Kaltrinë Demiri,

Nënkryetare e dytë: Fauz Xhemajli,

Sekretar: Shaip Jashari,

Antarë të kryesisë: Blerim Gashi, Granit Bytyqi, Bashkim Tasholli, Shqipe Bikliqi, Blerona Konjufca, Shefqet Amerllau, Fitore Misini, Hasa Gashi, Bekim Shabani, Shaban Avdullahu,  Bekim Olluri, Adelina Krasniqi, Diana Rrustemi, Halil Gashi, Armend Duriqi, Xhemaijl Berisha, Gazmend Selimi, dhe Bashkim Tasholli.

Të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishin Presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, koordinatorë e monitorues të AKR-së si dhe shumë qytetarë nga Komuna e Lipjanit, transmeton Arbresh.info

I pari i AKR-së në një fjalim rasti u shpreh i bindur se Sabit Pacolli do të punojë shumë për të mirën e Lipjanit.

“Ne kësaj radhe ecim shumë sigurtë dhe jam shumë i bindur se kësaj radhe AKR do të fitoj shumë Komuna. Jam shume i bindur sot se Sabit Pacolli do ta merr besimin e juaj dhe nëse e merr besimin e juaj ky njeri do të punojë shumë për të mirën e Lipjanit”, u shpreh Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale