Moska shprehu shqetësimin sot për marrëveshjet e nënshkruara kohët e fundit nga Tirana dhe Prishtina për një politikë të jashtme të përbashkët.
“Hapat provokues të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz,” njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.
Ministria thekson se SHBA dhe BE kanë zgjedhur të mos reagojnë ndaj hapave të tillë, të cilët sipas kësaj ministrie janë të dëmshme për rajonin.
Ministria e Jashtme ruse shton se ky veprim nga Tirana dhe Prishtina nuk është aksidental, transmeton gazetaexpress.
“Ata kanë bërë deklarata të de-fakto për bashkim që disa vite. Një politikë e tillë e autoriteteve shqiptare dhe kosovare është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pengon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE dhe minon stabilitetin në Ballkan “, përfundon deklarata.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi