Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se kalaja e pamposhtur që 16 herë në Podujevë, do të mbetet e pamposhtur në zgjedhjet e ardhshme. E duket se pas Podujevës, LDK’ja e synon seriozisht edhe kryeqytetin e Kosovës.
“Kalaja e pamposhtur 16 herë në Podujevë do të mbetet e pamposhtur, Prishtinë na prit se po vijmë”, ishte mesazhi i Rudarit.
Ai gjithashtu premtoi t’i lirojë të gjitha bizneset nga taksa komunale.
“Veprimin e parë që e kam marrë si ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Podujevës ishte t’i lirojë bizneset nga taksa komunale që vepronin në parkun e qytetit”, është shprehur Rudari.
“Do t’i lirojë të gjitha bizneset nga taksa komunale”, ka premtuar Rudari.
Tutje, Rudari dha një lajm të mirë edhe për studentët e Podujevës.
“Studentët që kanë kryer fakultetin, praktikën personale që e kryejnë në firmat private do të paguhen nga shteti”, shtoi Rudari.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri