Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, Rubin u pyet nga avokati i Thaçit nëse i kujtohej që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.
“Jo, nuk më kujtohet”, u përgjigj Rubin.
Ai sqaroi se Albright e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve, por qëllimi i saj ishte të ndëshkoheshin individët përgjegjës për dhunën dhe të mos lejohej fajësimi kolektiv.
Sipas Rubinit, Albright i kishte kërkuar Thaçit të tregonte tolerancë dhe të bënte çmos që edhe populli i tij të ishte tolerant, ndërsa drejtësia do të kujdesej për përgjegjësinë individuale të atyre që kryen dhunë./rel
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...