Sindikata e Punëtorëve e RTK-së shpreh zhgënjim të thellë me mosmiratimin e ligjit për Mediumin Publik në vend, RTK-në, nga Kuvendi i Kosovës. Sindikata kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta rikthejë në votim ligjin e ri të RTK-së, në të kundërtën, RTK rrezikon të futet në krizë të thellë dhe të pariparueshme, thuhet në njoftimin për media.
“Kërkojmë urgjentisht që ligji i ri për RTK-në të miratohet këtë vit dhe po ashtu u bëjmë thirrje edhe njëherë deputetëve që të mos e lidhin fatin e RTK-së me individë dhe t’i lënë anash interesat partiake e ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së.
SPERTK gjatë javës së ardhshme do t’i njoftojë mediet me ditën se kur do të fillojë me protesta”, përfundon njoftimi.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...