Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative.
Ndryshe dje Mustafa tha se luftën e kanë mbështetur shqiptarët me financim qoftë nga brenda Kosovës, apo edhe jashtë saj. Po ashtu Mustafa është pyetur edhe rreth Marrëveshja e Rambujes.
Ai bëri me dije se ka qenë pro që të dërgohen përfaqësues të UÇK-së në Rambuje, por Mustafa tha se ka mbështetur që Adem Demaçi të jetë pjesë e delegacionit, por ky i fundit nuk pranoi të jetë pjesë në delegacion. Mustafa po ashtu tha se ka qenë kundër Marrëveshjes në fillim, por pasi që delegacioni u krye në Kosovë për konsultime, ai shprehu përkrahje.
“Kam folur me miq, kam folur edhe nga jashtë, edhe z.Adem Demaçi, tha se duhet të vazhdohet rruga”, tha ai. “Ai ishte drejtor i drejtorisë politike të UÇK-së, po mbi të gjitha ishte lider i shqiptarëve për vite me radhë që ishim në okupim të Serbisë”, deklaroi ai.
Ish-komandant Remi iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së gjatë
“Nuk jam i sigurt që e kam ditë unë pozitën e Hashim Thaçit në këtë kohë, por Hashim Thaçi ka bart publikisht shumë detyra në luftë dhe pas luftës dhe tash mund të bie në lajthitje po unë Hashim Thaçin e kam njoft si ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i rëndësishëm për luftën tonë për liri por në kohën që po flasim ishte tetor, nuk besoj që e kam ditë pozicionin e tij”, tha ai./rtk
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...