Shumë mysafirë, prodhues të rrushit, verës, rakisë e produkteve tjera tradicionale, do të mirëpritën “n’konak” të Rahovecit. Ky qytet po përgatitët për një festë të madhe. Këtë vit, për të katërmbëdhjetën herë me radhë po organizohet festivali i vjeljes së rrushit. Por jo i njëjtë me vitet tjera.
Me 5 dhe 6 shtator Shtëpia e Verës do të jetë vendi që do t’i mbajë zgjuar, për dy ditë radhazi, të gjithë të interesuarit për këtë festival. Gjatë këtyre dy ditëve do të ketë aktivitete të shumta tradicionale dhe muzikë që do t’i shoqërojë vizitorët gjatë gjithë mbrëmjes. Në këtë edicioni të festivalit “HardhFest” pritet të jenë rreth 7 mijë vizitorë. Derisa e gjithë e gjithë vëmendja tashmë është kthyer në vendin e rrushit, verës e rakisë, organizatorët pothuajse i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e festivalit.
Muzikë tradicionale, parakalim të fëmijëve, ansambleve dhe mekanizmit bujqësor, prerja e kalaveshit të rrushit në mënyrë ceremoniale, shpallja e mbretëreshës së rrushit, shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë janë vetëm disa nga aktivitet që do të mbahen në kuadër të festivalit HardhFest.
“I gjithë programi i vazhdueshëm do të shkojë tek shtëpia e verës, ku do të jetë edhe hapja zyrtare, e prerjes së kalaveshit të rrushit, në e kemi quajtur n’konak”, thotë Saranda Shala zëdhënëse e festivalit.
“Rreth kazanit të rakisë” është një tjetër ceremoni tradicionale që do të mbahet me 5 shtator në këtë festival. Kjo tregon në detaje se si bëhet zierja e rakisë.
E veçantë e këtij edicioni është edhe pjesëmarrja e një numri të madh të grupeve vullnetare. Ata se bashku me këshillin organizativ do të bëjnë shpërndarjen e informacioneve të ndryshme.
“Ajo që është shumë e rëndësishme, janë grupet vullnetare që janë paraqitur, qoftë nga Rahoveci, edhe nga vende të ndryshme të Koso vës, që kanë shpreh një interesim shumë të madh të kontribuojnë për HardhFest-in dhe do të jenë aktiv për çdo aktivitet të cilin e përcaktojmë ne për vullnetarizmin që do ta bëjnë”, thotë ajo.
Organizatorët thonë të kenë përfunduar pothuajse të gjitha përgatitjet për festival. U ka mbetur vetëm dezinsektimi dhe dezinfektimi i fushave.
Gjithashtu, në këtë edicion të HardhFest-it do të jenë rreth 40 biznese pjesëmarrëse, ku do të prezantojnë verërat e tyre.
“E veçanta e këtij viti është jashtëzakonisht ndryshe nga vitet tjera, ka bërë një bujë në të gjithë Kosovën. Vet përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Rahovecit, e sidomos ajo e ministrisë, është më së e mirëseardhur e cila ka qenë një mungesë viteve paraprake”, thotë ajo.
Rret h 7 mijë vizitorë sa pritet të jenë në këtë edicion të festivalit HardhFest do t’i presë një program mjaftë i gjerë muzikor edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Grupe të ndryshme të rok-ut dot përformojnë në mbrëmjet e HardhFest-it. Madje, edhe vet programi do të përfundojë me rok koncert.
Aktivitetet
Vallëzim dhe muzikë tradicionale, Parakalimet e fëmijëve, klubeve sportive, rinisë dhe demonstrim i mekanizmit bujqësor vreshtar janë disa nga aktivitetet e festivalit në ditën e parë. Ato do të shoqërohen edhe me konferenca ndërkombëtare për zhvillimet e fundit në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë. Gjithashtu, do të ketë vizita në vreshta. Në kuadër të festivalit të vjeljes së rrushit dot bëhen vizita edhe në monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Rahovecit.
Do të ketë edhe aktivitete sportive e që do të përmbajnë karakter garues.
Po ashtu e pranishme do të jet ë edhe kolonia e artistëve të Kosovës për katër ditë radhazi, festivali i muzikës që të mbahet në fushë pranë shtëpisë së verës. Por jo vetëm kaq. Në kuadër të HardhFest do të ketë edhe bujtina në vreshta.
Me 5 dhe 6 shtator, rrushi, vera dhe rakia iu presin n’konak të Rahovecit.
Festivali i vjeljes së rrushit organizohet nga Shoqatat e vreshtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Verëtarëve të Kosovës, në bashkëpunim me organizata tjera. Ata po përkrahen nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...