Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në fshatin Zebincë të Novobërdës, me dyshimin se qëllimisht ka rrokullisur traktorin e tij, e duke rrezikuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00.
“Fsh. Zebincë, Novobërdë 26.09.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK-së. I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...