Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka shtuar fluksin e automjeteve në pikat kufitare.
Gjatë ditës së sotme është shënuar një rritje e ndjeshme e qarkullimit në disa pika kufitare për hyrje në Kosovë. Pritjet më të gjata po regjistrohen në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në tre orë (rreth 200 minuta), ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 500 metra.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 14:29, vonesa të konsiderueshme ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, me rreth 40 minuta pritje dhe kolonë afërsisht 150 metra për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës.
Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në Bërnjak, koha e pritjes është 15–20 minuta, ndërsa në Merdarë dhe Kullë lëvizja është më e shpejtë, me pritje që variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Pikat kufitare me më pak ngarkesë dhe pritje minimale – jo më shumë se 5 minuta dhe pa kolona – janë: Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Hani i Elezit, Mutivodë dhe Stançiq.
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3