Janë arrestuar dy persona, drejtues të taksive, të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Në raportin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:40, në Fushë Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Më tej bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 25.08.2023 – 23:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë Taxi e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...