Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me një rritje të interesimit të bashkatdhetarëve për të vizituar dhe njohur institucionin më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Kështu, në ditën e dytë të dyerve të hapura, rreth 280 bashkatdhetarë qëndruan për vizitë në Kuvend, duke takuar dhe bashkëbiseduar me deputetë, si dhe duke u njohur nga afër më punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithsej në dy ditët e aktivitetit Kuvendi u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës./Arbresh.info/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...