Në një tubim me qytetarët në Fushë Kosovë, prijësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani tregoi se a do të ketë koalicion pas zgjedhor me ndonjërën parti politike.
Rrahmani akuzoi subjektet e tjera të partive politike se po shpifin për Koalicionin për Familje.
“Aq shumë propagandë po bëjnë sa të gjitha subjektet politike janë duke shpifë për në. LVV po thotë që kemi me ba koalicion me PDK-në. PDK po thotë që pas zgjedhjeve kemi mu ba prapë bashkë me LVV-në. LDK herë po thotë që jemi të LVV-së herë të PDK-së. Ne jemi të qytetarëve, ne jemi të popullit, ne jemi të familjeve”, tha ai.
“Ne jemi e vetmja dorë e zgjatur e qytetarëve, asnjëherë nuk do të jemi argat i asnjë subjekti politik”, tha Rrahmani. Këtë e kemi dëshmi në kuvend së bashku me Visar Korenicën e do ta dëshmojmë shumëfish më shumë”, tha Rrahmani./Arbresh.info
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates