Rrahje dhe të shtëna me armë në Lepoaviq

12:45 | 28 Nëntor 2016
M. A.

Është raportuar për një rrahje në progres në kafiteri në Leposaviq, ku njësiti policor gjatë intervenimit dhe tentim arrestimit të dyshuarve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njofton policia.

Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Serb. Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pushkë automatike M-72 me 22 fishek të cal.7.62mm dhe një revole Glock me 7 fishek. Njësit përkatëse policore kanë dal në vendngjarje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale