Biznesmeni shqiptar, Rrahim Pacolli, njëherit edhe drejtor i portalit arbresh.info, ka uruar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, përkrah shërbimin ushtarak të detyrueshëm, në ushtrinë e Kosovës ashtu siç e pati premtuar kryeministri Albin Kurti.
Postimi i plotë i Pacollit:
Urime përvjetori i 14’të i Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Pavarësia do të thotë përgjegjësi, jo pakujdesi, prandaj secili duhet të marrë përgjegjësinë që i takon për të gjithë ato që po ndodhin në shoqërinë tonë.
Duhet të mësohemi ta ndërtojmë të ardhmen tonë me dashuri dhe mirëkuptim, dhe do të jemi të suksesshëm vetëm nëse besojmë në përpjekjet tona. Shpresoj se djemtë e mi të shërbejnë në shërbimin ushtarak të detyrueshëm në ushtrinë e Kosovës ashtu siç e pati premtuar kryeministri Albin Kurti.
Çdo i ri përfiton përvojën dhe disiplinën për të gjithë jetën, dhe krahas kësaj do të ndihmonte në përgatitjen profesionale të Ushtrisë së Kosovës, që do të ishte më vitale dhe më e fortë. RrP
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare