Rrahim Pacolli: Franca të kuptojë drejtë luftën e UÇK-së, ta refuzoj kërkesën e Serbisë

17:23 | 12 Janar 2017
M. A.

Kryesuesi i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka përshëndetur lirimin me kusht të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Franca si shtet mik duhet të kuptojë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim, transmeton arbresh.info

“Ka kaluar koha kur shteti serb në vitet ’90 e ndiente veten të plotfuqishëm dhe tentonte të sundonte të gjithë. Edhe një herë Serbia dështoi që qëllimet e veta politike t’i realizojë përmes instancave të Interpolit”, shkruan ai.

“Shqiptarët vetëm po rriten dhe me tri shtete jemi shumë më të fuqishëm seç ishim. Të jemi më të bashkuar dhe të mos lejojmë përçarje mes nesh. Rr. P”, përfundon statusi i Pacollit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale