Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur një person më datën 04.07.2025 në rrugën “Uesli Klark” në Pejë.
Në njoftimin për media thuhet se njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar një shkrepës në formë të armës, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 04.07.2025, rreth orёs 10:25, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur ne rrugën “Uesli Klark” nё Pejё.
Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, ku ka hasur në viktimën e rastit, i cili ka deklaruar se ёshtё goditur nga njё person me pjesën e poshtme të armёs.
Në vendin e ngjarjes ka dalё edhe emergjenca tё cilёt e kanё dёrguar viktimën në Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor.
Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 14.07.2025, janё arrestuar dy persona tё dyshuar.
Njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse).
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё./Arbresh.info
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...