Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde nuk po sheh zgjidhje institucionale.
Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde duke u përgjigjur në pyetjeve të gazetarëve.
Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.
“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj