Riza Smaka ishte njëri ndër bashkëpunëtorët e AKR-së në vitin 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës

16:11 | 1 Janar 2021
A Z

Ka ndëruar jetë profesori universitar Riza Smaka.

Smaka ishte pjesë e AKR-së që nga viti 2007, raporton arbresh.info

Po ashtu, Smaka ishte pjesë e AKR-së në kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

E, kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli e quan ndër bashkëpuntorët e parë të partisë.

Përmes një postimi në facebook, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Smaka.

Postimi i plotë:

 

Profesori i nderuar Riza Smaka na paska lënë.

Njëri ndër bashkëpunëtorët e mi të parë pas hyrjes së AKR në skenën politike, profesor Smaka do tê

mbahet mend ndër të tjera edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosoves si deputet i AKR.

Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohes i mire i sistemit juridik.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Të ngjashme