Kandidati për president të Turqisë, Muharrem Ince, e pranoi humbjen nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e së dielës.
“E pranoj rezultatin zgjedhor”, tha Ince, nga Partia Republikane Popullore, në një konferencë për gazetarë në Ankara.
Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë e shpalli Erdoganin fitues, disa orë pasi ai shpalli fitoren bazuar në rezultate jozyrtare.
Rreth 97% të votave janë numëruar dhe votat e mbetura nuk pritet të ndikojnë rezultatin, tha Këshilli Zgjedhor.
Rezultatet zyrtare priten në dhjetë ditët në vijim.
Ince tha se ka pasur mashtrime elektorale, por jo deri në atë masë që rezultati përfundimtar të ndryshojë./rel
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira