Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, gjatë ditës së djeshme ka thënë se ky proces do të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.
Ndërkaq dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora. Për këto, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP, me pretendimin se edhe ato duhet të pranohen siç u pranuan edhe votat e mëparshme që erdhën me vonesë nga jashtë. Me vendim të Gjykatës Supreme, ato u pranuan dhe u numëruan.
PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...