Deri në orën 16:00 të ditës së martë janë rinumëruar 430 vendvotime apo 81.29% e 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja që të rinumërohen.
Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas rinumërimit të këtyre votave pritet të nis numërimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa i personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.
“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të k të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...