Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, ka njoftuar në rrugët “Azem Bejta”, “Mbreti Bardhyl” dhe “Tahir Coli”, është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm.
Siç thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”, vërshimet që ndodhën mbrëmjen e së shtunës shkaktuan defekte të mëdha në sistemin e ujësjellësit, ndërsa tashmë janë kryer sanimet e duhura.
“Pas intervenimeve të menjëhershme dhe pas rreth 16 orë punë intensive të specialistëve të terrenit, tashmë furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer edhe për konsumatorët e ‘Asllan çeshme’-së. Dëmtime të evidentuara dhe sanuara me intervenim në sistem furnizues brena kësaj bashkësie, janë regjistruar në rrugët ‘Azem Bejta’, ‘Mbreti Bardhyl’ dhe ‘Tahir Coli’”, thuhet në njoftim
“Respekt për ekipet e punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’. Të njëjtit, gjatë punës, janë vizituar për t’u mbështetur për angazhimin vetëmohues edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena”, njofton KRU “Hidrodrini”./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...