Ish gazetari Ibrahim Rexhepi ka kritikuar policinë, sepse nuk po e ndalë zhurmën e kafiterive.
Rexhepi ka thënë se ka thirrur autoritetet pesë herë për shkak të muzikës me zë të lartë në një nga kafiteritë në rrugën “Rexhep Luci”, por nuk ka pasur asnjë reagim, shkruan arbresh.info
“Qe pesë herë e thërras policinë për shkak të zhurmës (muzikë live) në kafiterinë Primo, rr. Rexhep Luci-asnjë reagim! Kush e mbronë qytetarin”, shkruan analisti në Facebook.
Ankesat ndaj ndotjes akustike janë të shumta, pasi që në këtë rrugë është edhe kompleksi i banesave ku njerëzit që banojnë nuk mund të jenë rehat deri pas orës 00;00 kur përfundon orari i bizneseve të kafiterive./Arbresh.info/
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje