Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se e mbështesin udhëheqjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nga Vjosa Osmani. Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se Osmani e udhëheq Kuvendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
“E kuptoj shqetësimin e deputetëve por nuk e kuptoj egërsinë e tyre ndaj kryetares së Kuvendit. Ju po e udhëhiqni shumë mirë seancën, ndërsa i bëj thirrje zotëri Hotit, ta ketë parasysh, të flas me kabinetin e tij qeveritarë. Unë ju them ta mbani kështu në vijë seancën pavarësisht këtyre klithjeve që vijnë herë pas herë dhe të vazhdoni siç po e drejtoni sepse shumë mirë po e drejtoni”, tha Selimi.
Ndërsa Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se edhe për subjektin e tyre Osmani i menaxhon mirë seancat.
“Nuk mendoj se po dilni jashtë prej asaj çka përcakton rregullorja e Kuvendit, secili kryetar edhe në të kaluarën e ka pas një mënyrë për menaxhimin e temave”, ka thënë Memli.Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se Osmani se nuk po e drejton seancën konform rregullores së punës së parlamentit.
Mes tjerash, Shala tha se kryeparlamentares nuk i lejohen pozicionime politike dhe se “është në Kuvend për ta drejtuar seancën sa më teknikisht që mundet”./arbresh.info/
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...