Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humb edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake.
“Sidomos jo si një shtet që mezi nënshkroi MSA-në dhe ende nuk ka regjim, pa viza me BE-në. Një Britani e Madhe e fuqishme dhe e pasur edhe mund t’i lejojë vetes brenda disa muajve t’i mbajë dy palë zgjedhje, por jo edhe një Kosovë e varfër. Nëse në tentimin e parë koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë e nuk mandatohet Vetëvendosja, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja”, thotë Reka për Zërin.
Por atëherë ai thekson se Vetëvendosja do të forcohet edhe më shumë, duke e formuar në vjeshtë vetë Qeverinë pa nevojë koalicionimi.
“Nëse pas tre vjetësh Vetëvendosja u rrit për 120 për qind, çka mund të presim pas vetëm tre muajsh si fituese e këtyre zgjedhjeve? 2017-a është krejtësisht ndryshe nga 2014-a. Kush nuk e kupton këtë vërtetë jeton jashtë realitetit politik”, thotë Reka.
Ai ka shtuar se në zgjedhjet e 11 qershorit votuan për të parën herë ata që kishin lindur në vitin 1999.
“Në vjeshtë kjo kategori moshore vetëm sa do të jetë më e numërt në trupin elektoral dhe besoj se ju vetë mund ta parashikoni, që tash në qershor, rezultatin e zgjedhjeve eventuale të parakohshme në vjeshtë”, ka thënë Reka/arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...