Refuzohet kërkesa e Ivanoviqit për përjashtimin e një gjyqtari shqiptar

Beograd, 18. decembra 2014. - Lider Gradjanske inicijative SDP Oliver Ivanovic tokom sudjenja. U Osnovnom sudu u Kosovskoj Mitrovici danas je pocelo sudjenje lideru Gradjanske inicijative SDP Oliveru Ivanovicu i jos cetvorici Srba koji su optuzeni da su pocinili neka od najtezih kriviccih dela tokom 1999. i 2000. godine. FOTO TANJUG/ BOKI/ bk

11:46 | 10 Tetor 2016
M. A.

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj, e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarit O.I. për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çështja penale.

Në aktvendimin e u.d kryetares,  lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore  thotë se :

“Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”.

Në rastin konkret gjyqtari  në fjalë, nuk është i dëmtuar  nga vepra penale e të pandehurit.

Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat ne shkresat e tyre kanë deklaruar, se …” nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi…”

Shpërndaje në rrjete sociale