Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasoje e temperaturave të larta, në takimin e ftuar nga kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama me Udhëheqësit e Departamenteve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Administratorin e gjykatës dhe Udhëheqësit e Divizioneve dhe Sektorëve të administratës, ka vendosur të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00.
Në njoftim thuhet se shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.
“Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre. Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00”, thuhet në njoftim.
Këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës.
Masat e aplikuara do të zgjasin deri më date 25.07.2025, me mundësi rishikimi.
“Këto masa të përkohshme janë ndërmarr si pasoje e kushteve të renduara të punës në objektin e Pallatit të Drejtësisë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit e me qëllim të mbrojtës së shëndetit të stafit dhe palëve pjesëmarrëse në procedurë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut