Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se nesër në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e demarkacionit do të kalojë.
“I kemi 78 vota, por jam i bindur edhe kanë me u sigurua edhe votat tjera, të mjaftueshme me kalu demarkacioni”, ka theksuar Reçica.
Sa i përket deputetit të PDK-së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, nesër ai do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK-së, që janë pro kësaj marrëveshje.
Reçica ka folur edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi si dhe raportit të Bulliqit.
“Të trija dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshje”, është shprehur ai, shkruan Rrokum.tv.
Më tej, deputeti i PDK-së ka përmendur tri prioritetet e partisë së tij në këtë koalicion qeverisës.
“Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, ka theksuar Reçiqa.
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...