Valdete Bajrami, shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me zv/ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj.
Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka bërë me dije se kanë biseduar për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen mes dy qeverive, të mbajtur në Pejë.
“Ashtu siç është shprehur edhe zv/kryeministri dhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, mbledhja e dy qeverive në Pejë është pikënisje e ndryshimit të bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
Takim pune me zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj
Biseduam për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen mes dy qeverive, të mbajtur në Pejë.
Ashtu siç është shprehur edhe zv/kryeministri dhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, mbledhja e dy qeverive në Pejë është pikënisje e ndryshimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Si Qeveri e Kosovës mbetemi të përkushtuar në realizimin në përpikëri të marrëveshjeve dhe të njëjtën gatishmëri të Qeverisë Shqiptare shprehu edhe zv/ministri Xhafaj.
Biseduam edhe për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët.
#Bashkëpërzhvillim+
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare