Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka komentuar emërimin e Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Stefanoviq ka deklaruar se emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mundohen të luajnë rol më të madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Stefanoviq ka thënë për “TV Pink” se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i qartë dhe se Prishtina duhet ta heq taksën që siç thotë ai është e kundërligjshme dhe paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-së.
“Si të ulemi në tavolinën e bisedimeve me persona që nuk kanë dashur të përmbushin kushtet nga marrëveshja e Brukselit, me njerëz që kërcënojnë sigurinë e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, hyjnë pa asnjë paralajmërim, i frikësojnë banorët”, u shpreh Stefanoviq.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025