Komisioni Qendror i Zgjedhevjeve ka reaguar lidhur me disa sondazhe që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në të cilat thuhet se po organizohen nga ky institucion.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka demantuar vërtetësinë e këtyre sondazheve duke thënë se KQZ-ja asnjëherë nuk ka organizuar sondazhe dhe as nuk organizon, raporton arbresh.info
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, tha Elezi.
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...