Reagon Këshilli Drejtues: Ja pse e shkarkuam Rektorin

11:22 | 22 Tetor 2015
M. A.

Sipas një letre të Këshillit Drejtues të UP-së, që arsyetojnë vendimin e tyre për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Ata thonë se shkeljet statutore, rektori i ka fshehur pas maksimës “reformë”.

Shkarkimi i rektorit, sipas anëtarëve të Këshillit Drejtues, është si rrjedhojë e situatës së krijuar me keqmenaxhim të UP-së, bllokim të Senatit, shkeljet e Statutit, shkeljen e Rregullores së punës së Senatit, dëmtimin e buxhetit me vendime gjyqësore, përdorimin e

fjalorit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj stafit akademik, adminsitrativ dhe të universitetit.

Ja letra e plotë e Këshillit Drejtues:

Anëtarët e Këshillit drejtues nga radhët e Senatit të UP i drejtohen opinionit publik: Jemi të shqetësuar me të gjitha ndërhyrjet në punën e pavarur dhe vendimmarrjen e organeve të Universitetit të Prishtinës në këtë rast Këshillit Drejtues dhe Senatit lidhur me vendimin për shkarkimin e Rektorit. Vlerësojmë punën e bërë nga Rektori Ramadan Zejnullahu prej ardhjes së tij e deri në momentin kur ai filloi të shkel ligjin dhe të dal mbi ligjin në emër të “reformës”. Mbështetje për reforma e kemi dhënë të gjithë, por shkeljet statutare dhe ligjore nuk i tolerohen askujt sado që mëshefet mbas maksimës “reformë”. Shkeljet e Statutit i dëshmojnë shumë raste të humbura nga Rektori dhe UP-s në inspektoratet, respektive dhe gjykatat për vendimet të pabazuara ligjore e që tashmë janë bërë publike.

Shkarkimi i rektorit Zejnullahu është rrjedhojë e situatës së krijuar me keqmenaxhim e UP-s, bllokimin e Senatit, shkeljet e Statutit, shkeljen e Rregullore së punës së Senatit, dëmtimin e buxhetit me vendim gjyqësore, përdorimin e fjalorit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj stafit akademik, adminsitrativ dhe të universitetit. Kërkesa për shkarkim është inicuar me kërkesë të 2/3 të senatorëve, është bërë në përputhje të plotë me nenin 31 Pikën 2 të Statutit të UP-s dhe Rregulloren e punës së KD-s. Kulminacioni u arrit në seancën dëgjimore të KD me Senatin senatorët argumentuan qëndrimet dhe nuk kishte asnjë përkrahës senator për rektorin dhe menaxhimin e tij. Me Statutin e UP-s janë vetëm Senati dhe KD-s që me votim të fshehtë e emërojnë dhe shkarkojnë rektorin, prandaj deri në këtë pikë vendimi i KD-s ka respektuar dispozitat statutare. Dënojmë ndërhyrjet brutale në autonominë e UP-s sidomos ndërhyrja direkte e Ministrit me të cilën shkelet neni 6 i Statutit të UP-s që thotë: “universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë…”neni 10 i Statutit që thotë ”universiteti gëzon autonominë dhe lirine e mësimdhënies akdemike dhe shkencore…” dhe Ligji për arsimit të lartë neni 13, që garanton autonominë e universiteteve publike si dhe etiketimet nga të gjitha palët: parti politike nga pozita e opozita, media, shoqëri civile në drejtim të UP-s, KD-s dhe anëtarëve të tij për një vendim të marrë bazuar në argumente konkrete dhe në procedura ligjore e transparente pas shterrjes së të gjitha mundësive për gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e Senatit të UP-s.

Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme në një shoqëri demokratike që po synojmë shkarkimi nga Ministri i MASHT i znj. Shefkije Islamaj vetëm pse respekton të drejtën dhe autonominë e votimit dhe Statutin e UP që ia siguron Rregullorja e punës së KD-s. Është shqetësuese paraqitja e Ministrit në Interaktiv, ndërhyrje e tillë që nga paslufta nuk ka ekzistu përmes shkarkimit të kryetares, ndikimit në votim aq më shumë kur bën thirrjepalës-rektorit të bëj ankesë me çka shkel parimin e barabarsisë së palëve para ligjit, shkelur ligjin e procedures administrative sepse ky ligj garanton të drejtën e barabartë të palëve në procedur si KD-s, Senatit dhe Rektorit. Me këtë ndërhyrje Ministri që do të vendos vet për ankesën qysh më pare e paragjykon vendimin dhe shkel dispozitat ligjore. Një rektor pavarësisht qëllimeve qofshin edhe qëllim-mira, nuk mund ta bllokoj institucionin kryesor vendimmarrës për çështje akademike që është Senati, dhe atë në kundërshtim të plotë me Rregulloren e punës së Senatit e të cilën rektori e ka nënshkruar.

Rektori me Statut është menaxher që zbaton vendimet që mirren nga strukturat vendimarrëse: Senati dhe KD dhe ai nuk mund të dal mbi to siç bëri në shumë raste z. Zejnullahu. Reformat për ngritjen e cilësisë në UP kanë filluar dhe si profesor por edhe anëtar të zgjedhur të KD-s do punojmë fuqishëm që të ecin tutje. Ato nuk i ka filluar një njeri në një ditë të caktuar dhe as do të ndalen sepse ecin me kohën. Kërkojmë nga MASHT që të mos ndërhyj në punët e UP dhe sipas Statutit të emërohet ushtruesi i detyrës së rektorit i cili do e përgatit UP për zgjedhjet e përgjithshme që janë në prag.

Shpërndaje në rrjete sociale